“Profa”: Ky është sulmuesi më i mirë në Superligë, duhet të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës

“Profa”: Ky është sulmuesi më i mirë në Superligë, duhet të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Sport July 06, 2020 - 16:19

Ahmed Januzi vazhdon të jetë protagonist me golat e tij për skuadrën e FC Prishtinës.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm dhe të fitores për kryeqytetasit në sfidën ndaj Drenicës në fundjavë, shkruan "Zeri.info".

Fjalë të mira për Januzin ka dhënë edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

"Profa" në emisionin "Dueli Sportiv" ka thënë se Januzi me formën e tij meriton ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Image

“Mendoj që Januzi është sulmuesi tipik më i mirë aktualisht në Superligë. Ka shumë meritë që Prishtina është aty ku është”, u shpreh fillimisht "Profa".

“Januzi është një djalosh shumë punëtor dhe ka karrierë të bujshme. Unë mendoj që t’i ofrohet edhe mundësia t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, sepse ka cilësi dhe përvojë ndërkombëtare”, tregon më tej Sokoli.

“Në këtë sezon ka treguar formë shumë të mirë”, theksoi ish-trajneri i FC Prishtinës. /Zeri.info