Përkundër orës policore, derbi FC Prishtina - Drita mund të luhet nën ndriqimin e reflektorëve

Përkundër orës policore, derbi FC Prishtina - Drita mund të luhet nën ndriqimin e reflektorëve

Sport July 06, 2020 - 16:40

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën vendimtare të edicionit aktual, ku tani çdo ndeshje ka rëndësi më të madhe për çdo skuadër.

Deri në përfundim të edicionit 2019/20 kanë mbetur edhe pesë xhiro për t'u zhvilluar, derisa ndeshje interesante na presin në vazhdim të kampionatit, shkruan "Zeri.info".

Për titullin kampion po luftojnë Drita, FC Prishtina, Ballkani dhe Gjilani, derisa katër skuadrat do të përballen mes vete në xhirot e ardhshme.

Image

Një ndeshje që mund të përcaktojë shumëçka është ajo mes FC Prishtinës dhe Dritës, e cila luhet në javën e 30-të.

Dihet se FC Prishtina ndeshjet si vendase i zhvillon në mbrëmje me reflektorë, por që kjo mund të ndryshojë tani e tutje shkaku i "orës policore" të vënë nga Qeveria e Kosovës si masë parandaluese për COVID-19.

Megjithatë, nga FC Prishtina kanë bërë me dije se kërkojnë që ndeshja kundër Dritës të luhet nga ora 20:00.

Image

Drejtori sportiv i klubit më të madh në vend, Granit Begolli në një prononcim për "Zeri.info" ka thënë se kërkesa do të dërgohet gjatë ditës së nesërme.

"Ne si klub, gjatë ditës së nesërme presim ta dërgojmë një kërkesë për ndeshjen ndaj Dritës që të luajmë prej orës 20:00", tha Begolli.

"Derisa të kemi një përgjigjje nga ana e Policisë së Kosovës, nuk mund të them se kur do të luajmë. Pastaj, do të dërgojmë në FFK edhe orarin për këtë takim", potencoi Begolli për "Zeri.info".

Image

Ndryshe, pas 28 javësh në elitën e futbollit kosovar, Drita renditet në vendin e parë me 61 pikë, katër më pak se FC Prishtina, e cila renditet në vendin e dytë me 57 pikë. /Zeri.info