Publikohet orari i javës së 30-të, mësohet data e ndeshjes FC Prishtina - Drita

Publikohet orari i javës së 30-të, mësohet data e ndeshjes FC Prishtina - Drita

Sport July 06, 2020 - 16:49

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën vendimtare të edicionit aktual, ku tani çdo ndeshje ka rëndësi më të madhe për çdo skuadër.

Deri në përfundim të edicionit 2019/20 kanë mbetur edhe pesë xhiro për t'u zhvilluar, derisa ndeshje interesante na presin në vazhdim të kampionatit, shkruan "Zeri.info".

Për titullin kampion po luftojnë Drita, FC Prishtina, Ballkani dhe Gjilani, derisa katër skuadrat do të përballen mes vete në xhirot e ardhshme.

Tashmë, është publikuar edhe orari i ndeshjeve të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Të dielën zhvillohen vetëm dy ndeshje, kurse katër sosh të hënën.

E diele:

Prishtina – Drita

Gjilani – Drenica

E hënë:

Feronikeli – Ballkani

Dukagjini – Trepca ‘89

Llapi – Flamurtari

Vushtrria – Ferizaj. /Zeri.info