"Nëse Leo Messi dëshiron të vie te ne, e ka të siguruar numrin 10 në fanellë"

Sport July 06, 2020 - 17:06

Juan Sebastian Veron i ka treguar Lionel Messit se e ka gati numrin 10 në fanellë tek Estudiantes në rast se ai e dëshiron këtë.

Një largim eventual i Messit nga Barcelona është përfolur që moti pas mos-qëndrueshmërisë së kataunasve këtë edicion, shkruan "Zeri.info".

Messi i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me klubin katalunas, flitet se mund t'i jap fund aventurës së tij në "Camp Nou".

Derisa po raportohet për një gjë të tillë, Interi dhe Manchester City janë parë destinacione të mundshme të superyllit argjentinas.

Nga ana tjetër, Veron i cili është duke e përcjellur këtë "dramë", ka thënë se Messi është i mirëseardhur tek Estudiantes.

"Nëse Messi dëshiron të vie tek Estuadiantes, atëherë e ka të siguruar numrin 10 në fanellë", tha Veron, president i klubit argjentinas.

"Por, përkundër kësaj, nuk e shoh të mundur largimin e tij nga Barcelona", tregoi ish-futbollisti i Interit dhe Lazios.

"Realiteti është se vetëm ai e bën vendimin dhe e ka dëshirën e tij, askush tjetër nuk e di", shtoi Veron. /Zeri.info