Thirrjet e tifozëve kroat: Oh nëna Kroaci, ne do të masakrojmë serbët

Thirrjet e tifozëve kroat: Oh nëna Kroaci, ne do të masakrojmë serbët

Sport July 06, 2020 - 18:30

Tifo-grupi i Dinamo Zagrebit, "Red Blue Boys" shfaqën edhe njëherë urrejtjen ndaj serbëve në ndeshjen ndaj Rijekës.

Rreth 150 tifozë të klubit të madh kroat kanë brohoritur kundër serbëve në këtë ndeshje, shkruan "Zeri.info".

"Zgjeba Rijeka, ju keni plotë serbë, mos u shqetësoni. Ju jeni një qytet i qelbur. Do të vrasim gjysmën e armatës suaj", ishin disa thirrjet e tifozëve kroat.

Brohorimat e tifozëve kroatë u dëgjuan qartë në transmetimin televiziv të kësaj ndeshje.

Rijeka e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal 1:0.

Gjithashtu, thirrjet kundër serbëve u dëgjuan edhe nga tifozët e flaktë të Hajduk Splitit në ndeshjen ndaj Lokomotivës.

"Oh nëna Kroaci, ne do të masakrojmë serbët", ishin thirrjet e tyre.

Për këtë arsye, Hajduk Spliti u dënua me një ndeshje pa tifozë pas këtyre sjelljeve të tifozëve. /Zeri.info