'Pirelli': Mund ta ndihmojnë Interin për ta transferuar Leo Messin

'Pirelli': Mund ta ndihmojnë Interin për ta transferuar Leo Messin

Sport July 06, 2020 - 18:40

Sponsori i fanellave "Pirelli" ka deklaruar se mund ta ndihmojë Interin ta transferojë Lionel Messin.

Messi thuhet se është duke e konsideruar të ardhmen e tij te Barcelona pasi po hyn në vitin e fundit të kontratës, shkruan "Zeri.info".

Dhe Interi është ndër klubet që mund ta transferojë argjentinasin, nëse ai largohet nga "Camp Nou".

Shefi ekzekutiv i "Pirelli"-it, Marco Tronchetti ka pohuar se do ta ndihmojnë Interin në këtë drejtim përkundër krizë nga COVID-19.

"Sinqerisht, në këtë kohë, e kemi të pamundur të investojmë në sport më shumë se që jemi duke bërë tani", tha Tronchetti për "Gr Parlemento".

"Ne duet ta pysim Steven Zhang, presidentin e Interin, nëse mund t'i ndihmojmë. Ne mund ta bëjmë këtë", shtoi ai. /Zeri.info