'Futbollit kosovar i nevojitet një Gjykatë Speciale', Qeqa befason me këtë deklaratë

'Futbollit kosovar i nevojitet një Gjykatë Speciale', Qeqa befason me këtë deklaratë

Sport July 06, 2020 - 18:52

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën vendimtare të edicionit aktual, ku tani çdo ndeshje ka rëndësi më të madhe për çdo skuadër.

Deri në përfundim të edicionit 2019/20 kanë mbetur edhe pesë xhiro për t'u zhvilluar, derisa ndeshje interesante na presin në vazhdim të kampionatit, shkruan "Zeri.info".

Për titullin kampion po luftojnë Drita, FC Prishtina, Ballkani dhe Gjilani, derisa katër skuadrat do të përballen mes vete në xhirot e ardhshme.

Gjithashtu garë e "nxehtë" po zhvillohet edhe për mbijetesë, derisa kohëve të fundit, ka pasur akuza e deklarata nga më të ndryshmet në lidhje me zhvillimet në futbollin kosovar.

Image

Gazetarja kosovare, "Qeqa" Krelani e ka dhënë një deklaratë interesante së fundmi në lidhje me futbollin e Kosovës.

Image

Sipas saj, edhe futbolli kosovar e meriton ta ketë një Gjykatë Speciale.

"Një Gjykatë Speciale i nevojitet edhe futbollit në Kosovë. Javë të mbarë", ka shkruar "Qeqa" në "Facebook". /Zeri.info

Image