Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Dallku: Na mungojnë 'Plisat', shpresojmë që edicioni i ri të nis me tifozë

Dallku: Na mungojnë 'Plisat', shpresojmë që edicioni i ri të nis me tifozë

Sport July 06, 2020 - 18:58

Trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku është i ftuari i sotëm në emisionin "Rock n'Roll Football", i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

FC Prishtina e cila drejtohet nga ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Dallku, renditet në vendin e dytë në tabelë me 57 pikë të tubuara pas 28 javësh, shkruan "Zeri.info".

Së bashku me Dritën, Ballkanin dhe Gjilanin, FC Prishtina është duke luftuar për titullin kampion këtë edicion.

Fillimisht, Dallku ka thënë se e ndjen mungesën e tifozëve "Plisat" në ndeshjet që i zhvillon skuadra e tij.

"Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë futbolli po përballet me probleme të shumta. Mendoj se tifozët po na mungojnë, ky është problemi kryesor. Po na mungojnë 'Plisat", u shpreh Dallku në "Rock n'Roll Football", përcjell "Zeri.info".

"Do të ishte normale që tifozët të lejohen në stadiume dhe të vendosen në çdo dy ulëse, por do të ishte e pandershme që vetëm ne ta bëjmë këtë, pasi stadiumet tjera ndoshta s'i plotësojnë kushtet", deklaroi Dallku. /Zeri.info