Rregullat e reja pas rikthimit të futbollit dhe fitorja ndaj Drenicës, rrëfehet Armend Dallku

Rregullat e reja pas rikthimit të futbollit dhe fitorja ndaj Drenicës, rrëfehet Armend Dallku

Sport July 06, 2020 - 19:09

Trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku është i ftuari i sotëm në emisionin "Rock n'Roll Football", i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

FC Prishtina e cila drejtohet nga ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Dallku, renditet në vendin e dytë në tabelë me 57 pikë të tubuara pas 28 javësh, shkruan "Zeri.info".

Së bashku me Dritën, Ballkanin dhe Gjilanin, FC Prishtina është duke luftuar për titullin kampion këtë edicion.

Dallku ka folur edhe për rregullat e reja në futboll, si për pesë zëvendësimet, të cilat thotë se i kanë shërbyer mjaft futbollistëve të talentuar.

"Nuk jemi mësuar me këtë sistem, pasi gjithmonë kemi zëvendësuar vetëm tre futbollistë, por kjo gjë është e mirë për futbollistët e talentuar që mund të kenë më shumë hapësira", u shpreh Dallku në "Rock n'Roll Football", përcjell "Zeri.info".

"I kemi disa futbollistë nga shkolla që kanë debutuar për skuadrën e parë. E kemi shfrytëzuar maksimalisht këtë mundësi", tregon më tej ish-futbollisti i Shqipërisë.

"Përgatitja nuk ka qenë e duhur për ta rifilluar kampionatin, por vendimet që janë marrë, duhet respektuar, theksoi ai.

Tutje, Dallku ka folur edhe për ndeshjen ndaj Drenicës, të cilën FC Prishtina e fitoi me rezultat minimal 1:0 me golin e vonshëm të Ahmed Januzit.

"E pamë një Drenicë që është mbrojtur me të gjitha forcat, kemi bërë disa ndryshime dhe në fund e bëmë një të tillë tinëzar dhe shënuam e fituam", potencoi Armend Dallku.

"Mund të jetë e pafalshme për ne që të shënojmë golin e fitores kaq vonë, pavarësisht disa mungesave, kjo nuk është justifikim. I bëj thirrje futbollistëve ta japin maksimumin për ta merituar vendin e tij në klub", shtoi ai. /Zeri.info