Dallku: Nëse gjithçka 'luhet brenda fushës', FC Prishtina do të shpallet kampione

Dallku: Nëse gjithçka 'luhet brenda fushës', FC Prishtina do të shpallet kampione

Sport July 06, 2020 - 19:15

Trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku është i ftuari i sotëm në emisionin "Rock n'Roll Football", i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

FC Prishtina e cila drejtohet nga ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Dallku, renditet në vendin e dytë në tabelë me 57 pikë të tubuara pas 28 javësh, shkruan "Zeri.info".

Së bashku me Dritën, Ballkanin dhe Gjilanin, FC Prishtina është duke luftuar për titullin kampion këtë edicion.

Dallku i ka premtuar tifozët e FC Prishtinës se në rast se gjithçka "luhet brenda fushës", skuadra e tij do të dalë kampione.

Image

"Nëse luhet futbolli vetëm brenda vijave të fushës, iu premtoj se nuk ka skuadër që e ndalë skuadrën time. Ne jemi vetëm për futboll të pastër, por ju i dini gjërat negative që ndodhin. Ne iu premtojmë të gjithëve se FC Prishtina do të jetë kampion", u shpreh Dallku në "Rock n'Roll Football", përcjell "Zeri.info".

"Kemi disa pikëpyetje për abitrimit, nuk na u dhanë një penallti në Llap si dhe ndaj Drenicës, por ne jemi klub i pastër si loti dhe nuk kërkojmë asgjë të pamerituar", tregon më tej Dallku.

Tutje, për ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit, Dallku tha: "Gjilani është skuadër e vështirë, dhe ata kanë përvojë të madhe. Por, ne shkojmë për fitore dhe si skuadër shkojmë për t'i parandaluar këto rreziqe".

Image

"Nesër e kemi stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe iu premtoj rezultat pozitiv", theksoi Dallku.

Tutje, ish-reprezentuesi shqiptar ka folur për kushtet e këqija në futbollin kosovar dhe krahasimin me rajonin.

"E mira të mirës është që tifozët të jenë në stadium nëse përmbushen kushtet, por infrastruktura nuk e lejon një gjë të tillë, përveç stadiumi i FC Prishtinës. Stadiumet tjera nuk i kanë as tauletet dhe i shoh futbollistët e mi që nganjëherë iu vjen me vjellë", deklaroi vushtrriasi.

"Sa i përket krahasimit me rajonin, jemi larg. Por, edhe në Shqipëri janë kushtet të mira. Fushat atje janë ideale ku të jepet mundësi për të luajtur futboll", përfundoi ai. /Zeri.info