Xhaka dhe Mustafi, dyshja shqiptare që ka 'rilindur' tek Arsenali me ardhjen e Artetas

Xhaka dhe Mustafi, dyshja shqiptare që ka 'rilindur' tek Arsenali me ardhjen e Artetas

Sport July 06, 2020 - 19:31

Mikel Arteta i është përgjigjur kritikave të Shkodran Mustafit dhe Granit Xhaka me lëvdata, ani pse dyshja në fjalë viteve të fundit është përballur me shumë kritika dhe kërkesa për t'i larguar nga klubi.

Tani që trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka nisur një revolucion në skuadër, forma e Xhakës dhe Mustafit ka qenë sensacionale, shkruan "Zeri.info".

Mustafi dhe Xhaka u transferuan në Arsenal për rreth 70 milionë funte, por vetëm nën urdhrat e Artetas arritën ta tregojnë potencialin e tyre.

Mbrojtësi nga Gostivari, Mustafi i ka luajtur si startues gjashtë ndeshjet e fundit, teksa në fitoren 0:2 ndaj Wolvesit tregoi karakter të vërtetë.

"Aftësia e Mustafit, mënyra se si ai stërvitet, dhe se sa shumë ai dëshiron ta ndihmojë skuadrën, është me të vërtetë e mirë", tha Arteta.

Edhe për Xhakën, i cili është përmirësuar shumë kohëve të fundit, Arteta ka dhënë fjalë të mëdha: "E njoh karakterin e tij, ai është personalitet i mirë". /Zeri.info

Image