Në krye me Rashicën, Werder Bremeni synon fitore dhe mbetjen në elitë kundër Heidenheimit, formacionet zyrtare

Në krye me Rashicën, Werder Bremeni synon fitore dhe mbetjen në elitë kundër Heidenheimit, formacionet zyrtare

Sport July 06, 2020 - 19:37

Werder Bremeni do ta synojë mbetjen në Bundesligën gjermane duke regjistruar rezultat pozitiv ndaj Heidenheimit.

Skuadra që drejtohet nga Florian Kohfeldt do të përballet sonte me Heidenheimin në barazhin e Bundesligës, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e parë e luajtur në Bremen u mbyll pa gola, kurse sot Werder Bremeni me Milot Rashicën synon fitore dhe mbetjen në elitën e futbollit gjerman.

Një orë para ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare, ku Rashica do të luajë nga minuta e parë në "Voith-Arena".

Heidenheim: Muller; Busch, Mainka, Beermann, Theuerkauf; Schnatterer, Griesbeck, Dorsch, Leipertz; Kleindienst, Thomalla

Werder Bremen: Pavelenka, Vogt, Augustinsson, Rashica, Osako, Veljkovic, Sargent, Selassie, Klaassen, Friedl, Eggestein.

Image

/Zeri.info