'Goditje' e madhe për Hajduk Splitin, Ardian Ismajli humbet edicionin

'Goditje' e madhe për Hajduk Splitin, Ardian Ismajli humbet edicionin

Sport July 06, 2020 - 19:56

Hajduku i Splitit e ka marrë një "goditje" të madhe pak javë para mbylljes së edicionit në elitën e futbollit kroat.

Mbrojtësi prishtinas, Ardian Ismalji e ka humbur pjesën e mbetur të edicionit për shkak të lëndimit, shkruan "Zeri.info".

Derisa ka edhe tri xhiro deri në mbyllje të edicion, Hajduk Spliti nuk mund të llogarisë në shërbimet e reprezentuesit të Shqipërisë.

Ismajli u lëndua në ndeshjen ndaj Osijekut dhe u detyrua të largohej nga loja.

Testet mjekësore treguan se Ismajli ka pësuar lëndim, i cili do ta lë jashtë fushave për tre javë.

Lajm i mirë është se ai do të jetë i gatshëm për fillimin e edicionit të ri.

Këtë edicion, ish-futbollisti i Kosovës ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat. /Zeri.info