Ronaldo para Messit në garën për 'Topin e Artë', favoriti mund t'ju befasojë

Ronaldo para Messit në garën për 'Topin e Artë', favoriti mund t'ju befasojë

Sport July 06, 2020 - 20:10

Një nga mediumet më të mëdha botërore të futbollit, "Goal.com" publikon çdo javë renditjen e 20 lojtarëve favorit për të fituar "Topin e Artë", shkruan "Zeri.info".

Edhe në edicionin e fundit të renditjes së këtij mediumi, Cristiano Ronaldo qëndron para rivalit të tij të kahmotshëm, Leo Messit.

Megjithatë as portugezi e as argjentinasi nuk mbajnë pozitën e favoritit në këtë renditje, pozitë kjo të cilën tani e më shumë se një muaj e ka "uzurpuar" sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Image

Sipas "Goal.com", arsye për favorizimin e Lewandowskit në garën për "Topin e Artë" është rekordi i tij spektakolar prej 51 golash në 43 ndeshje të zhvilluara teksa analistët e këtij mediumi vlerësojnë edhe ecurinë e bavarezëve në Ligën e Kampionëve.

Në top 5-shen e favoritëve për të fituar këtë çmim prestigjioz përveç Lewandowskit, Ronaldos dhe Messit ndodhen edhe fantazisti i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne por edhe top-asistuesi i Bundesligës, Thomas Muller. /Zeri.info