Progni mbetet i Gjilanit, rinovon edhe për një vit me

Progni mbetet i Gjilanit, rinovon edhe për një vit me "kuqebardhët"

Sport July 06, 2020 - 22:17

Gerhard Progni është dakorduar me drejtuesit e Sport Club “Gjilani” për të vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin.

Informacionin e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili ka theksuar se është dakorduar me drejtuesit e klubit për të vijuar bashkëpunimin dhe do jetë i fokusuar vetëm për ‘kuqebardhët’.

“Kam arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit të Gjilanit për të vazhduar edhe për një edicion të radhës. Do të jem i fokusuar 100% me Gjilanin edhe për edicionin e ardhshëm”, theksoi Progni gjatë një lidhje direkte në emisionin “Dueli Ditor” në “RTV Dukagjini”.

Image

Sulmuesi i ‘kuqebardhëve’ ka bërë një paralele ndërmet derbit Gjilani – Drita dhe atij Partizani – Tirana.

“Janë dy derbi të veçantë që kanë specifikat e veta. Derbin Partizani – Tirana ndoshta e karakterizon më shumë infrastruktura sepse stadiumi është më i madh dhe rrjedhimisht zë më shumë tifozë. Por, gjithsesi e thash që derbi ka veçantitë e veta dhe si Gjilani – Drita, po ashtu Partizani – Tirana janë dy ndër derbit më të mëdhenj në ballkan”, shtoi ndër të tjerash Progni.

Futbollisti 33 vjeçar erdhi nga Teuta e Durrësit këtë edicion te Gjilani, derisa në 25 paraqitje me ‘kuqbardhët’ realizoi 11 gola dhe shërbeu pesë herë për bashkëlojtarët e tij.

Image

Në të kaluarën e tij Progni ka qenë pjesë e disa ekipeve të njohura shqiptare si Partizani, Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari, Teuta, Dinamo e Besa e Kavajvës, ndërkohë që karrierë ka bërë edhe jashtë vendit te skuadra Zira në Azerbejxhan. /Sheshi