'Euu Drejtor euu, e paske pikat', vazhdon debati tensionues mes Llumnicës dhe drejtorit të Ballkanit

'Euu Drejtor euu, e paske pikat', vazhdon debati tensionues mes Llumnicës dhe drejtorit të Ballkanit

Sport July 06, 2020 - 22:59

Drejtori i Ballkanit, Avni Bytyçi dhe njohësi i futbollit vendor, Ardian Llumnica janë përfshirë në një debat mes vete.

Llumnica dje në një emision televiziv ka thënë se mund të ketë klane mes tri skuadrave në vijim të kampionatit, përfshirë këtu edhe Ballkanin, raporton "Zeri.info".

Por, që Bytyçi i reagoi ashpër Llumnicës, duke i thënë se Ballkani nuk përfshihet në "ujëra të turbullta".

Pas gjithë kësaj, Ardian Llumnica ka reaguar edhe njëherë përmes rrjetit social "Facebook", duke shkruar:

"Euu "Drejtor" euu, e paske pikat .

"Drejtor", ndonëse në edukatën time nuk eshte te merrem me individë, por me fenomenin, kësaj radhe po dal nga vetja me lejen tënde.

Pasi që nuk njihemi personalisht jam kurreshtar ta di se a jeni drejtor sportiv, ekzekutiv apo vetëm sa për sy e faqe!.

"ZOTI Drejtor", unë ia dua të mirën secilit klub sikurse Ballkanit andaj shpresoj te jeni sa per sy e faqe e te mos keni qasje në shkrimet zyrtare të klubit.

"Drejtor" bre. Të shkruarit përveç drejtshkrimit, i ka edhe disa renditje themelore të cilat mësohen në klasën e dytë në gjysmëvjetorë të parë, e t'i e paske bërë "drith e miell" o "drejtor", bre s'di çka të koftë.

M'i paske përmend edhe syzet e që dorën në zemër nuk kam dioptri të madhe. "Drejtor" me syze ndjehem mirë sepse mbi to nuk kam probleme siç ka dikush.

Po e dishe se edhe për cilin ekip bëj "tifo", paske aluduar në sheher të madh meqenëse jam nga këtu edhe nuk është kusur pasi edhe ti je nga Suhareka. Ky klubi i madh drejtor më ka ofruar angazhim pikerisht për kritikat reale qe i bëjë ndaj tij.

"O drejtor" edhe redaksitë se paske problem me i mësu kë ta ftojë e kë jo, eja në Klan Kosova, le të del ku të del.
Ama "drejtor" është sfidë për ty sepse duhet të shkruash letra zyrtare .

Nejse drejtor, t'i e ke mirë e unë keq, po e lëmë tuajën.

"Drejtor" nje detaj po ta tregoj, ky Llumnica (qorri, me syza si fund i tegllës) siç ju paske referu, a e dine pse ja thotë troq e komodë per secilen temë, sepse s'ka asnjë afer dhe nuk shantazhohet.

"Drejtor" kerkojë ndjesë qe me shumë s'muj me të këshillu në gjëra profesionale, sepse ne gjera te tilla keshillojë njerëz kredibil e bartes te institucioneve tona, madje në sofrën e parë.

Drejtor shnet". /Zeri.info