Heidenheim - Werder Bremen, publikohen notat e futbollistëve, kështu u vlerësua Milot Rashica

Heidenheim - Werder Bremen, publikohen notat e futbollistëve, kështu u vlerësua Milot Rashica

Sport July 06, 2020 - 23:13

Pas shumë presioneve e kritikave, Werder Bremeni edeh zyrtarisht do të vazhdojë të mbetet pjesë e elitës së futbollit gjerman.

Në ndeshjen e dytë të barazhit të zhvilluar sonte në "Voith-Arena" kundër Heidenheimit, Werder Bremeni barazoi me rezultat 2:2, shkruan "Zeri.info".

Meqenëse ndeshja e parë në "Weserstadion" u mbyll pa gola, Werder Bremeni e fiton këtë përballje falë rregullit të golit si mysafir dhe e vazhdon militimin në Bundesliga.

Faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, "SofaScore" tashmë ka publikuar notat për këtë ndeshje.

Image

Milot Rashica, futbollisti nga Kosova u vlerësua me notën 6.8, teksa bashkëlojtari i tij, Theodor Gebre Selassie ishte lojtari më pak i vlerësuar me notën 5.8.

Image

Ndërsa, më i vlerësuari në këtë takim ishte portieri vendas, Kevin Muller, i cili bëri disa pritje të mira sonte.

Ndryshe, Rashica u paraqit në këtë ndeshje për Werder Bremenin nga minuta e parë, derisa luajti 80 minuta, duke bërë një paraqitje solide në sulm.

Me gjithë zërat nëpër media, kjo mund të ketë qenë paraqitja e fundit e yllit të Kosovës për Werder Bremenin, për shkak se ai pritet të transferohet diku tjetër në afatin kalimtar veror. /Zeri.info