Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Gianni De Biasi merr ofertë zyrtare për ta drejtuar këtë kombëtare

Gianni De Biasi merr ofertë zyrtare për ta drejtuar këtë kombëtare

Sport July 10, 2020 - 18:15
Lajmet e fundit nga sporti

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediet e Azerbajxhanit.

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është shumë pranë marrëshjes me kombëtaren e Azerbajxhanit për të marrë drejtimin e kësaj të fundit.

Mësohet se De Biasi ka rënë parimisht dakord, teksa lajmi është konfirmuar edhe nga drejtuesit e Federatës së Azerbajxhanit.

Kanë qenë këta të fundit që e kanë kontaktuar italianin, për t’i besuar “timonin” e Kombëtares.

Kujtojmë që në të kaluarën Azerbajxhani është drejtuar nga një emër i madh si ai i Berti Wogts.

Raportohet se sot në mëngjes, De Biasi i ka folur me videokonferencë me drejtuesit e federatës, duke diskutuar projektin të cilin duan t’i besojnë. /Zeri.info