Ballkani i pakënaqur me delegimin e gjyqtarëve, këta dy gjyqtarë i shpallë të padëshiruar

Ballkani i pakënaqur me delegimin e gjyqtarëve, këta dy gjyqtarë i shpallë të padëshiruar

Sport July 10, 2020 - 23:23
Lajmet e fundit nga sporti

Pas Prishtinës që ka shprehur hapur pakënaqësinë në delegimin gjyqtarëve, tash radha është për Ballkanin që ka reaguar ndaj delegimit të gjyqtarëve për javën e 30-të në Superligë e cila zhvillohet këtë fundjavë, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani do të jetë mysafirë i Feronikelit në Drenas ditën e hënë ndërsa ndarja e drejtësisë i është besuar gjyqtarit prishtinas, Besfort Kasumi.

Drejtuesit e “portokallinjve” kërkojnë nga krerët e FFK-së që mos të delegohen gjyqtarët Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kur skuadra e tyre zhvillon ndeshje zyrtare.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

Kërkesë publike për FFK-n

Duke marrë për bazë zhvillimet e fundit në IPKO Superligë me lëshimet kardinale të referëve kur po vendoset fati i kreut të kampionatit jemi thëllësisht të shqetësuar për delegimin e referit z. Besfort Kasumi për të cilin disa herë kemi bërë thirrje (lutje) organit përgjegjës (FFK) të mos e delegon të lartpërmendurin për shkak të qasjes së tij subjektive ndaj FC Ballkani-it.

Ju lutëm përgjegjësve të delegimit të referëve të shfuqizojn këtë delegim, duke e deleguar një refer me etikë me të lartë dhe profesionalizem të dëshmuar.

I lartpërmenduri na ka dëmtuar në ndeshjet ku ai ka ndarë drejtësinë kur ka qenë në pyetje FC Ballkani, ndeshja e fundit ku jemi demtuar në mënyrë drastike me dt:20.10.2019 si mysafir i FC Drita .

Kështu, duke iu referuar ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës ku palët në proces kanë të drejt të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga procesi, ashtu edhe ne kërkojmë nga organi më i lartë ekzekutiv (FFK) që të mos na delegon gjyqtarët Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kur FC Ballkani zhvillon ndeshje zyrtare.

Faleminderit për mirëkuptim .

FC Ballkani