Mbyllet drama mes Juventusit dhe Atalantës në 'Allianz Stadium'

Mbyllet drama mes Juventusit dhe Atalantës në 'Allianz Stadium'

Sport July 11, 2020 - 23:38

Në mënyrë dramatike, është mbyllur ndeshja e javës së 32-të në Serie A mes Juventusit dhe Atalantës.

Ndeshja e zhvilluar në "Allianz Stadium" nuk ka shpallur fitues, shkruan "Zeri.info".

Juventusi i Maurizio Sarrit nuk ka arritur të këndellet pas humbjes nga Milani (4:2) duke barazuar 2:2 me Atalantën.

Pjesa e parë i takoi mysafirëve, të cilët shënuan në minutën e 16-të përmes Duvan Zapatës.

Image

Ndërkaq, në pjesën e dytë, fillimisht Cristiano Ronaldo barazoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 55-të, teksa Malinovsky shënoi për 1:2 në minutën e 81-të.

Kur gjithçka mendohej se ka mbaruar, Cristiano Ronaldo doli në skenë dhe barazoi shifrat në 2:2, sërish nga pika e bardhë.

Pas 32 javësh, Juventusi mbetet lider me 75 pikë të tubuara, derisa Atalanta ruan vendin e tretë me 66 sosh. /Zeri.info

Image