Drita ua 'mbyllë gojën'  futbollistëve!

Drita ua 'mbyllë gojën' futbollistëve!

Sport July 11, 2020 - 23:52

Pretendenti për titullin kampion në këtë edicion, Drita e Gjilanit ua ka "mbyllur gojën" futbollistëve sa i përket prononcimeve në medie, raporton "Zeri.info". 

"Zeri.info" ka tentuar gjatë ditës që te marr prononcime nga lojtarët, mirëpo ata kanë thënë se e kanë të ndalur nga klubi që të prononcohen në medie. 

Drita e zhvillon të dielën ndeshjen derbi me Prishtinën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Drita para ndeshjes ndodhet në pozitën e parë me 64 pikë të grumbulluara, kurse Prishtina renditet e katërta mr 57 pikë. /Zeri.info