Ronaldo reklamon mbathjet qesharake për meshkuj

Ronaldo reklamon mbathjet qesharake për meshkuj

Sport July 12, 2020 - 13:07
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka pozuar së fundmi me mbathje qesharake për meshkuj, transmeton “Zeri.info”.

Edhe pse ai është 35-vjeçar, reprezentuesi portugez tregoi edhe një herë tjetër se është në formë të shkëlqyeshme fizike.

Gjithashtu në fund të videos ai falënderon një kompani japoneze, me të cilën është në bashkëpunim prej një viti.

Derisa shumica e meshkujve thonë se Ronaldo dukej qesharak në videon e fundit, femrat pajtohen se iu ka pëlqyer./Zëri