Konfirmohet: Infektohet me koronavirus ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare

Konfirmohet: Infektohet me koronavirus ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare

Sport July 12, 2020 - 13:15
Zbuloni detajet

Futbollisti shqiptar Armando Vujushi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Zeri.info.

Ish-futbollisti i Shqipërisë aktualisht është pjesë e Petrolul Ploeshtit në Rumani.

Media vendase “Pro Sport” raporton se futbollisti shkodran së bashku me 6 pjesëtarë të tjerë të klubit rumun (5 futbollistë dhe një pjesëtar i stafit teknik) janë infektuar me COVID-19 dhe për rrjedhojë nuk janë lejuar të marrin pjesë në sfidën e djeshme kundër Rapidit të Bukureshtit.

Image

Vujushi më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë ku në gjashtë ndeshje të zhvilluara e ka shënuar edhe një gol.

28-vjeçari më parë ka bërë karrierë edhe në Itali e Shqipëri. /Zeri.info

Image