Simeone është një “minierë ari”, ka siguruar më shumë se 400 milionë euro të hyra për Atletico Madridin

Simeone është një “minierë ari”, ka siguruar më shumë se 400 milionë euro të hyra për Atletico Madridin

Sport July 12, 2020 - 13:35
Lajmet e fundit nga sporti

Diego Simeone nuk e ka revolucionarizuar Atletico Madridin vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke e kthyer klubin spanjoll në njërën prej më të pasurve në botë, shkruan “Marca”, transmeton “Zeri.info”.

Fitorja minimale 1:0 mbrëmë e Atletico Madridit ndaj Betisit, ia siguroi kryeqytetasve kualifikimin e tetë radhazi në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e tij.

Simeone e ka çuar Atleticon në Ligën e Kampionëve një herë si kampion i ligës, dy herë si nënkampion dhe katër herë nga pozita e tretë, kurse mbeten edhe dy ndeshje të mbetura se në cilin vend do të pozicionohet këtë edicion.

Kjo gjë ka sjellë të ardhura të mëdha për klubin nga kryeqyteti spanjoll.

Përgjatë këtyre viteve ajo ka të ardhura prej mbi 400 milionë eurosh.

Edicioni 2013/2014 – 50.05 milionë euro

Edicioni 2014/2015 – 43.72 milionë euro

Edicioni 2015/2016 – 69.66 milionë euro

Edicioni 2016/2017 – 60.61 milionë euro

Edicioni 2017/2018 – 31.73 milionë euro

Edicioni 2018/2019 – 85.65 milionë euro

Edicioni 2019/2020 – 76.3 milionë euro (deri më tani)

Totali I të hyrave: 417.78 milionë euro./Zëri