Penalltia përsëritet tri herë dhe gjuajtësit dështojnë në të tri rastet  

Penalltia përsëritet tri herë dhe gjuajtësit dështojnë në të tri rastet  

Sport July 12, 2020 - 14:25
Lajmet e fundit nga sporti

Një episod mjaft i veçantë ka ndodhur në një ndeshje të futbollit rumun, transmeton “Zeri.info”.

Ndeshja e kategorisë së dytë të Rumanisë mes Petrolulit dhe Rapidit do të mbahet mend për një kohë të gjatë.

Përsëritja e trefishtë e penalltisë nuk e ndihmoi Petrolulin që të shënonte gol, derisa sfida në fund u mbyll me shifrat 0:0.

Portieri Popa, arriti dy herë ta mbrojë penalltinë, por në të dyja rastet kishte dalë më herët nga porta, kështu që ajo u përsërit.

Në ato momente, portieri i Rapidit nuk arriti dot t’i kontrollonte emocionet e tij dhe u ndëshkua nga gjyqtari me karton të kuq.

Në fushë më pas u inkuadrua portieri i ri, Tatar.

Edhe penalltia e tretë u huq, derisa topi shkoi mbi portë./Zëri