Prishtina – Drita, ndeshja do të transmetohet me 11 kamera

Prishtina – Drita, ndeshja do të transmetohet me 11 kamera

Sport July 12, 2020 - 15:20
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina dhe Drita do të përballen sot në kryendeshjen e javës së 30-të të Superligës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Kjo ndeshje do të përcaktojë shumëçka rreth luftës për titull.

Takimi do të fillojë në orën 18:00.

Gazetari i “Super Sport Kosova”, Arlind Sadiku, ka njoftuar se ky takim do të transmetohet me 11 kamera, ashtu siç ndodh me ndeshjet e Kosovës.

“UEFA realizon çdo ndeshje të Kosovës me 11 kamera. Sot, Digitalb në bashkëpunim me Pixels bënë transmetimin e ndeshjes Prishtina – Drita në këtë format, pra me 11 kamera. Mos mungoni në spektakël dhe shijojeni profesionalizmin!”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”./Zëri