Skuadra e Parmas, e pastër nga koronavirusi

Skuadra e Parmas, e pastër nga koronavirusi

Sport July 12, 2020 - 15:44
Lajmet e fundit nga sporti

Parmas i është dhënë drita jeshile për të luajtur ndaj Bolognas sot, derisa e gjithë skuadra ka rezultuar negative në testet për COVID-19, duke përfshirë edhe individin që ishte i vetizoluar, transmeton “Zeri.info”.

Një anëtar i stafit të skuadrës kishte rezultuar pozitiv gjatë ditës së djeshme.

Sipas protokollit, e gjithë skuadra do të qëndrojë në kamp stërvitore për 15 ditë dhe do të testohet vazhdimisht, sidomos në ditët para ndeshjes.

Në një komunikatë të lëshuar nga Parma sot, konfirmohet se raundi i fundit i testimeve, i zhvilluar gjatë mëngjesit të sotëm, ka rezultuar negativ për të gjithë.  

Kështu, Parma do të luajë sot ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

Kujtojmë se pjesë e Parmas është edhe reprezentuesi i Shqipërisë, Kastriot Dërmaku./Zëri