Superliga live: FC Prishtina - Drita, mbyllet ndeshja në 'Fadil Vokrri'

Superliga live: FC Prishtina - Drita, mbyllet ndeshja në 'Fadil Vokrri'

Sport July 12, 2020 - 16:25

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Vëmendja do të jetë kah stadiumi “Fadil Vokrri”, aty ku do të takohen Prishtina dhe Drita.

Gjilanasit janë në pozitën e parë në tabelë, derisa prishtinasit do të kërkojnë që ta ngushtojnë diferencën mes pikëve.

Momentalisht diferenca e pikëve mes tyre është 7 pikë, me kryeqytetasit që ndodhen në pozitën e katërt pas humbjes kontroverse në udhëtim te Gjilani.

Sfida mes dy rivalëve për titull do të fillojë nga ora 18:00.

Sot do të zhvillohet edhe një takim tjetër nga ora 17:00.

Gjilani e pret në shtëpi Drenicën, ku synon fitore për të vazhduar synimin për titull.

Prishtina – Drita 1:1

Mbyllet ndeshja në "Fadil Vokrri".

89' FC Prishtina e kërkon golin e fitores në 'Fadil Vokrri', por mbrojtja e Dritës shumë e ngjeshur.

85' Rast i mirë për Kreshnik Ukën e FC Prishtinës, por pret për mrekulli Faton Maloku.

83' Kundërsulm i Dritës, por Astrit Fazliu nuk arrin ta pasojë topin te Xhevdet Shabani.

80' GOOOOOOOL. Krosim i bukur në zonë dhe Astrit Fazliu i Dritës realizon për 1:1.

79' Krosim i rrezikshëm nga Xhevdet Shabani i Dritës, por topin e devijon portieri i FC Prishtinës, Eglant Haxho.

76' Goditje e bukur nga Endrit Krasniqi prej gjuajtjes së lirë, por topi përfundon jashtë.

72' Lëvizje mashtruese nga Otto John, dhe fiton korner për FC Prishtinën. 

66' Lojë e baraspeshuar në 'Fadil Vokrri'.

61' Endrit Krasniqi i FC Prishtinës gjuan nga distanca, por topi përfundon jashtë portës.

57' Aksion i shpejtë i FC Prishtinës, por Otto John bllokohet në çastet e fundit nga Fidan Gërbeshi.

51' Drita niset në një kundërsulm të shpejtë, por Leonit Abani bllokon gjithçka.

46' E pranishme në tribuna është edhe gazetarja dhe moderatorja kosovare, Blerona Zeqiri.

Image

Image

46' Nis pjesa e dytë në kryeqytet.

Mbyllet pjesa e parë në 'Fadil Vokrri'

45' Nga goditja e dënimit, Leonit Abazi i FC Prishtinës gjuan mbi portë.

43' Simulim nga Astrit Fazliu i Dritës, gjyqtari Çaka e ndëshkon me të verdhë.

37' Ndërhyrje në zonë nga Namani i Dritës në Krasniqin e vendasve, por gjyqtari Dardan Çaka nuk akordon penallti.

32' Kundërsulm i Dritës, por topi drejt Haxhimusës i gabuar.

27' Aksion fenomenal i FC Prishtinës, por Ardian Cuculi i Dritës largon rrezikun në çastet e fundit.

25' Liridon Leci i pezulluar nga Drita, po e shoh ndeshjen nga tribunat.

Image

19' Rast ideal për FC Prishtinën për ta dyfishuar epërsinë, por Ahmed Januzi nuk gjuan siç duhet.

17' Goditje e bukur nga Erjon Vucaj i Dritës prej gjuajtjes së lirë, por vetëm pranë portës së Eglant Haxhos.

15' Aksione të pandalshme nga FC Prishtina, Otto John ngatërrohet në fund dhe dështon të shënojë.

13' Rasti i parë serioz për Dritën, Astrit Fazliu ndalet nga portieri Eglant Haxho, i cili bën një superpritje.

Image

11' Paraqitje e mirë e vendasve deri më tani, trajneri Armend Dallku dëgjohet duke bërtitur: "Bravo djem, bravo djem".

7' GOOOOOOOOOOL. Superaksion i FC Prishtinës, superasistim i Armend Thaqit, realizon Endrit Krasniqi.

6' Goditje e rrezikshme me kokë nga Ardit Hila i FC Prishtinës, por vetëm jashtë portës.

4' Ardit Hila e nis një top të gjatë për Ahmed Januzin e vendasve, por bllokohet nga mbrojtja vendase.

Image

Në stadium i pranishëm është edhe Tefik Osmani, ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare.

Image

Presidenti i Tiranës, Refik Halili i pranishëm në "Fadil Vokrri" për ndeshjen FC Prishtina - Drita.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, Thaqi, Miftaraj, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Hila, Krasniqi, Korenica, John, Januzi. Trajner: Armend Dallku

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Gërbeshi, Blakçori, Bujar Shabani, Namani, Vucaj, Xhevdet Shabani, Haxhimusa, Fazliu. Trajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë. 

Gjilani - Drenica 2:0

Mbyllet ndeshja në Gjilan.

74' Gjilani me një lojtar më pak. Armend Halili ndëshkohet me të kuq pas dy kartonave të verdhë.

71' Fiton Hajdari gjuan bukur, por vetëm pranë portës drenicase.

64' Sebino Plaku i Gjilanit dështon të shënojë nga afërsia për 3:0.

60' Drenica me një rast ideal, por goditja e bukur e Genc Hamitit përfundon jashtë.

50' Keita Razak në formë optimale sot, gjuan bukur, por jashtë portës.

46' Nis pjesa e dytë në Gjilan.

Mbyllet pjesa e parë në Gjilan.

43' Gjilani në kërkim të golit të tretë.

39' Gjilani nuk i ndalë aksionet. Gerhard Progni gjuan bukur në drejtim të portës së Arion Ymerit, por pa sukses.

33' GOOOOOOOOOL. Aksion i bukur i Gjilanit, Keita Razak realizon golin e dytë për vendasit.

30' Gjilani e ka përkrahjen e madhe të "Skifterave" sot, të cilët janë të vendosur në ndërtesën afër stadiumit.

26' Drenica e Fadil Ramës ende pa ndonjë rast konkret në stadiumin e qytetit në Gjilan.

22' GOOOOOOL. Gjilani kalon në epërsi. Keita Razak realizon gol të bukur nga distanca, "shtanget" portieri drenicas, Arion Ymeri.

16' Vazhdojnë aksionet e Gjilanit në drejtim të Drenicës, por mbrojtja mysafire e pakalueshme.

13' Franc Veliu gjuan në drejtim të portës së Drenicës, vendasit kërkojnë penallti, por kështu nuk mendon gjyqtari Gramos Shala.

6' Fiton Hajdari realizon nga pika e bardhë, por goli anulohet për shkak se lojtari në fjalë u ndalë në hap para se të gjuante.

Image

3' Penallti për Gjilanin pas ndërhyrjes së Shkëlzen Lushtakut në Shabanin e vendasve.

1; Fillon ndeshja në Gjilan

Gjilani: Haxhihamza, Frashëri, Kastrati, Veliu, Halili, Useini, Shabani, Plaku, Hajdari, Progni, K.Razak. Trajner: Gentjan Mezani

Drenica: Ymeri, Osmani, Lushtaku, Turku, Pasoma, Thaqi, Bardhi, Elshani, Hamiti, Hysni, Shillova. Trajner: Fadil Rama

Gjyqtarë: Gramos Shala, Arton Latifi, Erduan Baliqi, Ilir Mehmeti.

Stadiumi: I qytetit, Gjilan. /Zeri.info