Ndryshime në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës pas ndeshjes Gjilani - Drenica

Ndryshime në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës pas ndeshjes Gjilani - Drenica

Sport July 12, 2020 - 18:56

Pas triumfit ndaj FC Prishtinës në mesjavë (2:1), Gjilani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani është përballur sot me Drenicën në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit kosovar, raporton "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, vendasit kanë mposhtur Drenicën me rezultat të pastër, 2:0.

Me këtë fitore, Gjilani ngritet në vendin e dytë në tabelë me 61 pikë të tubuara pas 30 javësh.

Kurse, Drenica mbetet në vendin e tetë me vetëm 38 pikë të tubuara. /Zeri.info

Image