Heroi i Dritës reagon pas ndeshjes në 'Fadil Vokrri': Rezultati ishte real, mund të shpallemi kampion nëse e fitojmë këtë ndeshje

Heroi i Dritës reagon pas ndeshjes në 'Fadil Vokrri': Rezultati ishte real, mund të shpallemi kampion nëse e fitojmë këtë ndeshje

Sport July 12, 2020 - 20:00

Sulmuesi i Dritës, Astrit Fazliu ka reaguar pas barazimit në ndeshjen e sotme ndaj FC Prishtinës.

Në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, FC Prishtina është përballur sot me Dritën në "Fadil Vokrri", shkruan "Zeri.info".

Në një ndeshje plotë spektakël dhe futboll të bukur, FC Prishtina barazoi 1:1 me Dritën, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Astrit Fazliut.

Pas ndeshjes, Fazliu ka thënë se rezultati ishte real.

"Nuk ishte se luajtëm dobët në pjesën e parë, dhe ndoshta nuk u adaptuam me fushën shkaku i barit", deklaroi Fazliu në "SS Kosova", përcjell "Zeri.info".

"Në pjesën e dytë, mund ta fitonim ndeshjen pas atyre instruksioneve, rezultati ndoshta është real", tregoi ai.

"Tashmë jemi larg tri skuadrave dhe ndeshjen me Gjilanin tashmë e kemi vështirë, nëse fitojmë në derbi, 90 përqind jemi kampion", përfundoi Astrit Fazliu. /Zeri.info