Dallku: Bëmë lojë të mirë, nuk u akordua një penallti e 100 përqindtë për FC Prishtinën

Dallku: Bëmë lojë të mirë, nuk u akordua një penallti e 100 përqindtë për FC Prishtinën

Sport July 12, 2020 - 20:33

Trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku e ka komentuar barazimin e sotëm ndaj Dritës.

Në stadiumin "Fadil Vokrri", në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, FC Prishtina barazoi 1:1 me Dritën, raporton "Zeri.info".

Pas ndeshjes, trajneri vushtrrias e ka pranuar se gjasat e skuadrës së tij për titullin kampion janë zvogëluar, derisa mendon se FC Prishtinës iu anulua një penallti e 100 përqindtë sot.

“Gjasat tashmë janë zvoglu shumë, në çdo ndeshje kemi potencuar se luajmë për tre pikë. Bëmë një lojë të mirë, kishim edhe një penallti dhe për mendimin tim, ajo nuk na u dha, e që ishte 100 përqindtë, por kjo të mbetët në ndërgjegje të gjyqtarit", tregoi Dallku fillimisht në "SS Kosova", përcjell "Zeri.info".

Image

“Ne kemi pasur raste që nuk na u dhanë penallti si në Podujevë dhe këtu ndaj Drenicës, dhe ky ishte rasti i tretë që nuk na jepet në favor tonin”, u shpreh Dallku.

“Mesa di unë, ndaj Dritës nuk janë dhënë penallti në dy-tri vitet e fundit, dhe sa më kanë thënë, ishte Florent Hasani që iu ka shënuar nga 11 metra e i cili luan tashmë në Hungari”, përfundoi Dallku.

Me këtë barazim, Drita mbetet lidere në tabelë me 65 pikë të tubuara, kurse FC Prishtina në vendin e katërt me 58 sosh. /Zeri.info