Paqe në "San Paolo" mes Napolit dhe Milanit
Sport
July 12, 2020 - 23:41
Është mbyllur në paqe ndeshja e sontme mes Napolit dhe Milanit në kuadër të javës së 32-të në kampionatin elitar italian, Serie A.
Në ndeshjen e zhvilluar në "San Paolo", Napoli ishte nikoqir i Milanit në një përballje të "nxehtë" për të dalur në garat evropiane, shkruan "Zeri.info".
Ndeshja e sontme ishte mjaft interesante, por që nuk shpalli fitues, derisa u mbyll me rezultat 2:2.
Di Lorenzo ('34) dhe Mertens ('60) i shënuan golat për Napolin, teksa për mysafirët realizuan Hernandez ('20) dhe Kessie ('73).
Pas këtij barazimi, Napoli mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 52 pikë, kurse Milani në vendin e shtatë me 50 sosh. /Zeri.info