Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Skuadrat me sulmin më të fortë dhe më të dobët në Superligë për edicionin 2019/20

Skuadrat me sulmin më të fortë dhe më të dobët në Superligë për edicionin 2019/20

Sport August 01, 2020 - 10:40

Në fundjavën e kaluar është mbyllur edicioni 2019/20 në elitën e futbollit kosovar, ku Drita ka arritur të shpallet kampione e Kosovës.

Derisa për titull luftonin Drita, Gjilani, Ballkani dhe FC Prishtina, në fund arriti të fitojë vetëm skuadra e Ardian Nuhiu.

Nga ana tjetër, Dukagjini, Vushtrria, Ferizaj dhe Flamurtari kanë rënë nga elita e futbollit të Kosovë.

Pas investimeve të shumta verën e vitit të kaluar, konkurrenca në edicionin që lamë pas ishte shumë e madhe, si në pjesën e epërme ashtu edhe në atë të poshtme të tabelë.

Por, kush ishin skuadrat me sulmin më të fortë dhe më të dobët në Superligë për edicionin 2019/20.

Ishte nënkampioni, Gjilani, skuadra që drejtohet nga Gentjan Mezani që shënoi 61 gola këtë edicion, katër më shumë se kampioni, Drita.

Ndërkaq, skuadra me sulmin më të dobët në ligë ishte Dukagjini i Klinës, skuadër që shënoi vetëm 27 gola në 33 ndeshje. /Zeri.info