Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Ibrahimovic vendos rekord të ri në Serie A

Ibrahimovic vendos rekord të ri në Serie A

Sport August 02, 2020 - 10:32
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, vazhdon të thyejë rekorde, derisa tashmë është futbollisti më i vjetër në histori të ligës italiane që arrin shifër të dyfishtë të golave, transmeton “Zeri.info”.

Ish-reprezentuesi suedez theu rekordin e vendosur nga Silvio Piola para 60 vjetësh.

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Paris Saint-Germainit, Interit dhe Barcelonës shënoi gol në ndeshjen e fundit të Serisë A, në fitoren 3:0 ndaj Cagliarit të shtinin.

Në moshën 38-vjeçare ai arriti të shënojë 10 gola në Serie A me Milanin pas transferimit të tij në janar.

Ndërkohë, Milani e mbylli sezonin në pozitën e gjashtë, duke siguruar daljen në Ligën e Evropës./Zëri