Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Sarri pret një Juventus më ndryshe ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve

Sarri pret një Juventus më ndryshe ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve

Sport August 02, 2020 - 11:07
Lajmet e fundit nga sporti

Maurizio Sarri thotë se ka zbuluar durimin gjatë punës së tij me Juventusin, derisa shprehet se skuadra e tij do të jetë më ndryshe në ndeshjen ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve, transmeton “Zeri.info”.

Juventusi do të luajë në shtëpi ndaj Lyonit në ndeshjen e dytë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve gjatë javës së ardhshme.

“Ne duhet t’i mbushim bateritë tona mendore dhe fizike. Ne lëshuam veten në ndeshjet e fundit sepse ndoshta pas fitores ndaj Lazios ndjemë sikur puna ishte kryer, por është shumë më vështirë për ta rifituar përqendrimin”, u shpreh Sarri.

“Pak frikë mund të na bëjë mirë”, shtoi ish-trajneri i Chelseat e Napolit.

I pyetur se çfarë ka mësuar gjatë këtij edicioni, ai u shpreh: “Kam gjetur durimin. Më mungonte tërësisht më herët, por tash më duket se kam gjetur pak”./Zëri