Trajneri i klubit amerikan infektohet me COVID-19, nuk ka simptoma, por vetëizolohet
Sport
August 03, 2020 - 22:26
Doug Pederson, trajneri i klubit të futbollit amerikan, Philadelphia Eagls është infektuar me COVID-19.
Ai është trajneri i dytë në këtë kampionat që rezulton pozitiv me COVID-19, shkruan "Zeri.info".
Sipas mediave amerikane, Pederson nuk ka simptoma, por është vetëizoluar tashmë.
Pederson u emërua trajner i klubit amerikan në vitin 2016.
Ai arriti ta drejtojë skuadrën e tij drejt triumfit në Super Bowl në edicionin 2017/18 për herë të parë në histori të klubit. /Zeri.info