Fenerbahce e sheh shpëtimin te Muriqi

Fenerbahce e sheh shpëtimin te Muriqi

Sport August 05, 2020 - 23:42
Lajmet e fundit nga sporti

I goditur nga limiti i shpenzimeve nga Federata Turke e Futbollit, Fenerbahce planifikon ta shesë sulmuesin Vedat Muriqi, shkruajnë mediet turke, transmeton “Zeri.info”.

Klubi turk do ta bëjë këtë gjë për të arkëtuar para dhe për t’u liruar nga paga e reprezentuesit kosovar.

Lazio është duke shprehur interesim për ish-sulmuesin e Lirisë së Prizrenit, derisa klubi italian ofron 18 milionë euro për të.

Sidoqoftë, gjiganti turk insiston për 20 milionë euro.

Negociatat pritet të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme./Zëri