Zyrtare: Ky është vendimi i fundit te skuadra e Llapit

Zyrtare: Ky është vendimi i fundit te skuadra e Llapit

Sport August 06, 2020 - 23:30
Lajmet e fundit nga sporti

Llapi ka njoftuar se të hënën do t’i fillojë përgatitjet për edicionin e ri 2020/2021, shkruan “Zeri.info”.

Klubi llapjan ka mbajtur sot një mbledhje dhe është vendosur që faza përgatitore të fillojë më 10 gusht.

“Pas mbledhjes së mbajtur në mes të presidentit të klubit, anëtarëve të kryesisë dhe shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina, në lidhje me nisjen e përgatitjeve për edicionin e ri 2020/21 u vendos që faza përgatitore të fillojë më 10.08.2020, e hënë në ora 17:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Në edicionin e fundit, Llapi e kishte mbyllur tabelën në pozitën e gjashtë./Zëri