Nuhiu: Përvoja është në anën tonë, jemi favoritë

Nuhiu: Përvoja është në anën tonë, jemi favoritë

Sport August 06, 2020 - 23:37
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka qenë sonte i ftuar në emisionin “Dueli Ditor” në RTV Dukagjini.

Ai diskutoi për shumë çështje në përgjithësi, por në veçanti foli rreth duelit të parë preliminar të Ligës së Kampionëve ndaj Inter D’Escaldes. 

Nuhiu deklaroi se skuadra nga Andorra përveç faktit se u shpallë kampion, fitoi edhe kupën e shtetit, andaj do ta kenë respektin maksimal të Dritës.

“Ne jemi favoritë. Ndoshta janë entuziaztë se po luajnë për herë të parë në këtë garë, por përvoja është në anën tonë. Ne do t’i respektojmë maksimalisht. Do ta zhvillojmë lojën tonë”, tha ndër të tjera tekniku shqiptar.

Kujtojmë dueli mes Dritës dhe Inter D’Escalades do të luhet në Nyon të Zvicrës, të shtunën me fillim nga ora 18:00.