Lajmi i fundit te Drita: Kjo është arsyeja e refuzimit të vizës për në Zvicër të Olti Mehmetit

Lajmi i fundit te Drita: Kjo është arsyeja e refuzimit të vizës për në Zvicër të Olti Mehmetit

Sport August 07, 2020 - 11:11
Detajet

Një prej futbollistëve më të talentuar që ka Drita, Olti Mehmeti nuk ka arritur të pajiset me vizë që të udhëtojë me skuadrën drejt Zvicrës për fazën preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Lajmi është konfirmuar për gazetën nga drejtori sportiv, Valon Zymberi

“Olti Mehmeti nuk ka arritur të sigurojë vizën për të udhëtuar me ekip”, deklaroi Zymberi për Gazetën Olle në aeroportin “Adem Jashari” në Sllatinë.

Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka pasur probleme në këtë aspekt dhe do të udhëtojë e kompletuar.

Mehmeti ka dëruar një mesazh në redaksi, duke sqaruar problemin.

“Para pesë muajsh kam aplikuar për vizë dhe jam refuzuar. Tani s’kam pasur të drejtë të aplikojë sërish pasi që s’janë bërë gjashtë muaj”, deklaroi Mehmeti për Gazetën Olle.

Sigurisht, lajmi ia ka “ngrirë buzëqeshjen” në fytyrë talentit dhe do të jetë një peng për të, megjithatë Olti para vetes ka një karrierë të gjatë dhe mund të ketë mundësi tjera për të shijuar futbollin e arenës ndërkombëtare.

Drita të shtunën përballet me kampionin andorrian, Inter d’Escaldes.

Gjilanasit do të nisen pas pak minutave drejt Zvicrës.

Image