Lajmi i fundit: Arago Jamal merret vesh me Dritën

Lajmi i fundit: Arago Jamal merret vesh me Dritën

Sport August 07, 2020 - 11:47
Detajet

Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të ngjeshura për Dritën, me kryesinë e klubit që përtej përgatitjeve për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare dhe problemin që krijoi dje rezultati për Covid-19, është dashur të merret edhe me transferimet në afatin kalimtar.

Klubi ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Prishtinës dhe Gjilanit, Arago Jamal.

Lajmi është konfirmuar për gazetën edhe nga drejtori sportiv, Valon Zymberi.

“Për Arago Jamal jemi duke e pritur kompletimin e dokumentacionit dhe ai do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës”, deklaroi Zymberi për Gazetën Olle.

Gjatë ditës edhe ganezi ka konfirmuar indirekt kalimin te Drita, duke postuar në Instagram tri foto të bardhekaltërve.

Fillimisht Jamal publikoi logon e klubit, pastaj të skuadrës që u shpall kampione e më pas edhe të ndeshjes kundër Inter d’Escaldes.

Skuadra bardhekaltër është nisur drejtë Zvicrës nga aeroporti “Adem Jashari”.

Drita të shtunën me fillim nga ora 18:00 e luan ndeshjen e parë parakaulifikuese në Ligën e Kampionëve ndaj kampionit të Andorës, Inter Escaldes, raporton Zeri.info.

Sfida në fjalë zhvillohet në Nyon të Zvicrës.

Fituesi i ndeshjes do të kualifikohet në finale të këtij turneu preliminar, ku do të ndeshet me njërin nga ekipet Tre Fiori ose Linfieldi.