Interi i Andorrës para ndeshjes me Dritën: Nyoni, qyteti që do të mbetet në historinë tonë

Interi i Andorrës para ndeshjes me Dritën: Nyoni, qyteti që do të mbetet në historinë tonë

Sport August 07, 2020 - 17:31

Kampioni i Andorrës, Inter d'Escaledes ka arritur në Nyon të Zvicrës para dy ditësh.

Kundërshtari i Dritës në Ligën e Kampionëve është akomoduar në shtetin helvetik para skuadrës gjilanase, shkruan "Zeri.info".

Inter d'Escaledes tashmë i ka nisur përgatitjet në Zvicër, derisa nesër do të përballet me Dritën në Nyon.

Klubi nga Principata e Andorrës e ka eksploruar qytetin e Nyonit para ndeshjes së nesërme, derisa ka shkruar:

"Eksplorimi i Nyonit, një qytet që do të mbetet në historinë tonë duke pritur ndeshjen në Ligën e Kampionëve".

Ndryshe, ndeshja e nesërme do të luhet nga ora 18:00. /Zeri.info