Setien befason me deklaratën e tij para ndeshjes me Napolin

Setien befason me deklaratën e tij para ndeshjes me Napolin

Sport August 07, 2020 - 17:51

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka pritur që të pyetet rreth të ardhmes së tij para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit, shkruan "Zeri.info".

I pyetur nëse puna e tij do të varet nga ndeshja ndaj Napolit në "Camp Nou", Setien tha:

"Si e dija që kjo pyetje do të më bëhet".

"E vërteta është se nuk e kam kaluar këtë moment nga koka që kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit. Ne jemi duke u përgaittur për ndeshjen me idenë që të kualifikohemi tutje", tregon më tej Setien.

Barcelona dhe Napoli barazuan 1:1 në Itali në shkurt, dhe ajo ishte ndeshja e parë e Setienit në Ligën e Kampionëve.

Fituesi i kësaj ndeshje do të vazhdojë në "Final Eight" që do të mbahet në Lisbonë këtë muaj. /Zeri.info