Paris Saint-Germain për herë të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas vitit 1994, Neymar thyen një rekord të Leo Messit

Paris Saint-Germain për herë të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas vitit 1994, Neymar thyen një rekord të Leo Messit

Sport August 12, 2020 - 23:17

Paris Saint-Germain është bërë skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra parisiene e ka mposhtur Atalantën në çerekfinalen e sontme në një ndeshje dramatike, raporton "Zeri.info".

Djelmoshat e Thomas Tuchelit fituan me rezultat të ngushtë, 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në "Estadio da Luz".

Mario Pasalic shënoi golin e parë në këtë ndeshje sontme ('27), derisa deri në minutën e 90-të, rezultati ishte 1:0.

Image

Por, Paris Saint-Germain në minutat e fundit të ndeshjes shënoi dy gola përmes Marquinhos ('90) dh Eric Maxim Choupo-Moting ('90).

Kështu, Paris Saint-Germain bëhet skuadra e parë këtë edicion që kualifikohet në gjysmëfinale. 

Skuadra franceze e arrinë kualifikimin në gjysmëfinalen e garës më të madhe për klube në Evropë për herë të parë prej vitit 1994.

Ndërkohë, edhe Neymari që ishte në formë të mirë sonte ka thyer një rekord të Leo Messit, duke bërë 16 driblime të suksesshme, teksa argjentinasi kishte 11 sosh më herët. /Zeri.info