Kualifikimi dramatik në gjysmëfinale, nis festa e tifozëve të PSG-së në rrugët e Parisit

Kualifikimi dramatik në gjysmëfinale, nis festa e tifozëve të PSG-së në rrugët e Parisit

Sport August 12, 2020 - 23:54

Paris Saint-Germain është bërë skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra parisiene e ka mposhtur Atalantën në çerekfinalen e sontme në një ndeshje dramatike, raporton "Zeri.info".

Djelmoshat e Thomas Tuchelit fituan me rezultat të ngushtë, 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në "Estadio da Luz".

Kështu, Paris Saint-Germain bëhet skuadra e parë këtë edicion që kualifikohet në gjysmëfinale. 

Pas ndeshjes, në rrugët e qytetit të Parisit, disa tifozë të PSG-së kanë nisur festën e kualifikimit të skuadrës së zemrës në gjysmëfinale.

Ndryshe, Paris Saint-Germain u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë nga viti 1994. /Zeri.info