Drita e fiton vëmendjen e mediave ndërkombëtare, “Sky Sports” shkuan për eliminimin e kampionëve

Drita e fiton vëmendjen e mediave ndërkombëtare, “Sky Sports” shkuan për eliminimin e kampionëve

Sport August 13, 2020 - 13:40
Detajet

Gjiganti mediatik “Sky Sports” ka raportuar për eliminimin e Dritës nga Liga e Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Kampionët e Kosovës u eliminuam për shkak se dy futbollistë të saj rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

UEFA ka marrë vendim që skuadra e Dritës të eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe t’i japë fitore Linfieldit me rezultat zyrtar 3-0.

Arsye për këtë UEFA ka dhënë vendimin për karantinim të futbollistëve të Dritës nga shteti zviceran.

“Sky Sports” raporton se Linfiled vazhdon tutje në këto gara pas eliminimit të Dritës.

“Ndeshja u anulua vetëm dy orë para se të fillonte në Nyon, Zvicër, pasi dy futbollistë të skuadrës kosovare rezultuan pozitivë për koronavirus”, shkruan “Sky Sports”. /Zeri.info