Zyrtare: Labinot Jashanica konfirmon largimin nga Dukagjini

Zyrtare: Labinot Jashanica konfirmon largimin nga Dukagjini

Sport August 13, 2020 - 16:14
Lajmet e fundit nga sporti

Labinot Jashanica ka konfirmuar largimin e tij nga Dukagjini, shkruan “Zeri.info”.

Futbollisti e bëri lajmin të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Me anë të këtij postimi, dua t’iu njoftoj që pas 3 viteve të shkëlqyera, të cilat i kalova te KF Dukagjini në Klinë, nuk do të jem pjesë e rrugëtimit të skuadrës”, ka njoftuar ai.

“I jam falënderues përjetësisht klubit të Dukagjinit, në veçanti drejtorit të klubit, Fabian Veselit, bashkëlojtarëve dhe trajnerëve me të cilët kam punuar. Një falënderim të veçantë ia dedikoj tifo-grupit ‘Hithat’ dhe gjithë qytetit të Klinës”, vazhdoi më tej ai./Zëri