Willian pritet të nënshkruajë me Arsenalin në 48 orët e ardhshme

Willian pritet të nënshkruajë me Arsenalin në 48 orët e ardhshme

Sport August 13, 2020 - 16:42
Lajmet e fundit nga sporti

Willian pritet të bëhet futbollist i ri i Arsenalit deri të shtunën pas largimit nga Chelsea si lojtar i lirë, transmeton “Zeri.info”.

32-vjeçarit i skadoi kontrata me klubin nga “Stamford Bridge” dhe vendosi të largohej pas 7 vitesh në klub.

Chelsea i ofroi 2 vite kontratë, por reprezentuesi brazilian kërkonte 3.

Arsenali u bë klubi favorit për të nënshkruar me sulmuesin, duke fituar garën me Barcelonën dhe Inter Miamin.

Ai pritet që të nënshkruajë me “Topçinjtë” në 48 orët e ardhshme, raporton “Sky Sports”./Zëri