Bunjaki: Kosova është favorite, ka mundësi jetike që ta arrijë qëllimin

Bunjaki: Kosova është favorite, ka mundësi jetike që ta arrijë qëllimin

Sport August 13, 2020 - 17:11
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-trajneri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, i sheh “Dardanët” favoritë për një kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kosova gjenden në gjysmëfinale të “play-off” të Ligës së Kombeve dhe është vetëm dy ndeshje larg qëllimit të madh.

Në rast fitoreje ndaj Maqedonisë në gjysmëfinale, dhe në finale ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë, Kosova do të siguronte për herë të parë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

E në rrugën drejt kualifikimit, Bunjaki e sheh Kosovën favorite, që para saj ka një mundësi jetike.

“Kosova është favorite, është mundësi jetike që Kosova të arrij qëllimin që e ka pasur, të jetë pjesë e Kampionatit Evropian 2020”, ka deklaruar Bunjaki për “Klan Kosova”.

Një kualifikim i Kosovës në Euro 2020, do të ishte në vije me synimet e Bunjakit, që deklaronte se Kosova po përgatitet për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kujtojmë se Bunjaki ishte personi që vuri themelet e ekipit të Kosovës, duke ofruar lojtarët më cilësorë të saj.