Gjimshiti pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: E dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë

Gjimshiti pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: E dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë

Sport August 13, 2020 - 17:24
Lajmet e fundit nga sporti

Atalanta u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Paris Saint-Germaini, shkruan “Zeri.info”.

Çerekfinalja e zhvilluar në Portugali u mbyll me triumfin e parisienëve, që fituan me përmbysje.

Klubi italian ishte në epërsi 1:0, por humbi pas dy golave të pësuara në minutat e fundit të takimit.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili luajti 60 minuta në këtë sfidë, u shpreh se është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë.

“Është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë. Ishim kaq afër kualifikimit, vetëm për pak minuta. Megjithatë ndihem krenar për atë që arritëm si ekip. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën këtë sezon dhe shihemi sezonin tjetër”, ka shkruar reprezentuesi shqiptar në rrjetin social “Instagram”./Zëri